• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kurti, ja ndalon Ramushit “Autostradën e Dukagjinit”

11/05/2021 - 11:41:28
Kurti, ja ndalon Ramushit  “Autostradën e Dukagjinit”

Qeveria e Kosovës të premten miratoi programin e saj 2021-2025. Në mungesë të publikimit të programit të plotë nga ana e ekzekutivit, Instituti Epik publikoi sot të njëjtin.

Programi prej 57 faqe është i organizuar në 18 fusha të qeverisjes. Programi identifikon dy prioritetet afatshkurtëra, menaxhimin pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, dhe dy prioritetet afatmesme, lufta kundër korrupsionit dhe reformat ekonomike.

Lexo më shumë

Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh

Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh

May 27, 2026
19
Gjykata e Lartë merr një vendim ndaj Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës

Gjykata e Lartë merr një vendim ndaj Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës

May 27, 2026
32

Përfundimisht, qeveria Kurti nuk do të jetësojë planin e ish kryeministri Ramush Haradinaj për ndërtimin e një Autostrade në zonën e Dukagjinit, shkruan lajmi.net.

Nëse jetësohet plani i paraqitur, ajo autostradë nuk do të mund të ndërtohet në një periudhë të afërt, për shkak se të zotimet e qeverisë është paraparë vetëm zgjerimi i rrugës nacionale Istogu –Pejë-Deçan—Gjakovë-Prizren. Projekt ky që do të marrë disa miliona euro nga korniza afatmesme buxhetore.

Megjithëkëtë, me të ardhur në pushtet qeveria e re, e ka gjetur në tavolinë hartimin e projektit për këtë Autostradë.

Për realizimin e këtij projekti janë shpenzuar mbi 1 milion euro.

Më datë 29 qershor 2018, ministria e Infrastrukturës dhe Transportit që udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së, ka lidhur kontratë me kompanitë “Infra-Plus” & “Infratek” për projektin “Hartimi i projektit zbatues për ndërtimin e Autostradës: Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren L? 91 KM”. Vlera e kontratës kap vlerën e 1.039.532,80 euro.

Lajmi.net kishte raportuar se në këtë kontratë, ministrisë i patën dal shpenzime shtesë, pasi ministria e ka rritur autostradën edhe për 9 kilometra, rrjedhimisht projekti ka arritur afër 100 kilometra.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kësisoj MIT, përsëri kishte bërë ‘njoftim për dhënie të kontratës’ me procedurë të negociuar për kompaninë “Infra Plus”, lidhur me kontratën “Hartimi i projektit për Autostradën Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren. Kjo ka ndodhur pasi kanë dal punë shtesë, të cilat janë në kuotën prej 10 për qind. Vlera e përgjithshme e kontratës është 102.834, 64 euro.

Kilometrat e shtuara kanë qenë në zonën e Pejës dhe Prizrenit. Komuna e Pejës ka pasur kërkesë që të zgjatet një kyçje me Malin e Zi, dhe në Prizren ka papasur zgjatje në Landovic.

Sipas matjeve të kompanisë që po e bënë hartimin e projektit, kompletë ndërtimi i Autostradës, pa shpronësimet, mund të kushtojë rreth 4.5 ose 5 milionë një kilometër rrugë, që i bije rreth 500 milionë euro.

Me qëllim të plotësimit të pozitave për realizimin e projektit“Autostrada e Dukagjinit”, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në fillim të muajit prill 2019, kishte shpallur konkurs për 12 pozita të punës:1. Menaxheri risistemimit, ekspert/specialist i risistemimit, apoekspert/specialist i pronës, 2. Ekspert Social, 3. Ekspert Ambienti, 4. Sekretar/e i/e NJZP-së, 5. Zyrtar/e Administrative, 6. Ekonomist/e, 7. Ekspert Specialist i Telekomunikacionit, 8. Specialist i Elektros, 9. Zyrtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë, 10. Udhëheqës i sektorit teknik (Inxhinier kryesor), 11. Inxhinier Rezident, 12. Gjeodet.

Por, nuk dihet nëse ky konkurs është realizuar, pasi ministria nuk ka publikuar më asnjë njoftim.

AAK e arsyetonte këtë vendim të qeverisë me nevojën e investimeve në zonën e Dukagjinit që ka rreth 600,000 banorë dhe me konsultimet publike që janë mbajtur në këto komuna. Sipas tyre,cenimi i këtij projekti është i dëmshëm për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Ndryshe, në programin e saj 2021-2025 qeveria ka parapri ndërtimin e një ser rrugëve, në fakt vazhdimin e disave ekzistuese, siç janë ato: “Zgjerimi i rrugës Kijevë-Zahaq”, “Segmenti i Autostradës Prishtinë –Gjilan”, “Segmenti i Autostradës Besi-Merdar”, “Unaza e Jashtme e Prishtinës”, dhe rehabilitimi i disa segmenteve tjera.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh
Ekonomia

Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh

May 27, 2026
19
Gjykata e Lartë merr një vendim ndaj Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës
Ekonomia

Gjykata e Lartë merr një vendim ndaj Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës

May 27, 2026
32
KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht
Ekonomia

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
19
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria
Ekonomia

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
33
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
29
Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
31
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

E rëndë: Veturë e godet për vdekje 5-vjeçaren shqiptare në Greqi

Më të fundit

  • Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
  • Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
  • AIP vlerëson KEK-un për transparencë dhe qasje në dokumente publike
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi