• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gjykata e Lartë merr një vendim ndaj Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës

27/05/2026 - 14:33:29
Gjykata e Lartë merr një vendim ndaj Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka zhbllokuar të drejtat e MABCO Constructions S.A. të Behgjet Pacollit, në administrimin e Aeroportit të Vlorës.

Me vendimin e sotëm, Gjykata ka ndryshuar vendimin e dhjetorit dhe atë të shkurtit, duke rrëzuar kështu kërkesën e paditësve “Vlora Internacional Airoport SH.P.K” dhe “2A Group”, të Valon Ademit.

Lexo më shumë

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
25
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k

“Ndryshimin e vendimit nr. 17959 Akti, datë 23.12.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 185 (30-2026-1569), datë 19.02.2026 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës së paditësve “Vlora Internacional Airport” SHPK dhe “2A Group” për marrjen e masës së sigurimit të padisë”, thuhet në njoftim.

Lënda në Gjykatë ishte dorëzuar lidhur me përjashtimin e “Mabco Construction” dhe pezullimin e të drejtës së votes nga shoqëria “Vlora Internacional Aeroport-VIA” SHPK.

“Përjashtimin e ortakut, shoqëria “Mabco Construction” SA, degë e shoqërisë së huaj, regjistruar me numër NUIS M21414035V, nga shoqëria “Vlora Internacional Aeroport-VIA” SHPK, me NUIS M118090021, me pasojë likuidimin e kuotës së tij në këtë shoqëri. Marrjen e masës së sigurimit të padisë, duke pezulluar të drejten e votës së ortakut shoqëria “Mabco Construction” SA, në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve të shoqërisë “Vlora Internacional Airport-VIA” SHPK, si dhe çdo të drejtë që rrjedh nga zotërimi i kuotës në këtë shoqëri, derisa vendimi të marrë formë të prerë”, ka qenë objekti i kërkesës.

Trupi gjykues është përbërë nga Valbon Çerkezi, Artur Kalaj dhe Ervin Pupe.

Javët e fundit punimet ishin bllokuar, ndonëse projekti ndodhej në fazën përfundimtare dhe sipas palëve kërkoheshin vetëm ndërhyrje të fundit teknike për vënien në operim të terminalit.

Përplasja mes ortakëve ka nisur muaj më parë. Shkak për konfliktin është çështja e kuotave të aksioneve.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndonëse palët kishin firmosur një kontratë noteriale ku pjesa e aksioneve të shoqërisë së Ademit shkonte nga 2 në 49%, kontrata nuk ishte regjistruar në QKB.

Sipas “2A Group”, ortaku “Mabco” “në fshehtësi, dhe pa vendim asambleje, vendosi veton që çdo kontratë pezullohej, dhe këtë vendim e regjistroi si “Mabco” e jo në fakt si “VIA”.

Menjëherë pas kësaj kompania e Ademit i kërkoi gjykatës pezullimin e veprimeve të ortakut tjetër deri në një vendim të dytë. Gjykata e pranon dhe bllokon veprimtarinë e “Mabcos” që të marrë vendime në asamble. Më pas Apeli, në janar e ndryshon pjesërisht duke vendosur një sigurim padie, që pezullonte, deri në përfundim të gjykimit, të drejtën e votës së “Mabco Constructions”, vetëm për vendimet që lidhen me tjetërsimin e 47% të aksioneve të aeroportit, që pretendohen nga ortaku tjetër, Valon Ademi i kompanisë “2A Group”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
Lajme

Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar

June 9, 2026
25
Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
Lajme

Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika

June 2, 2026
1.3k
Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
Lajme

Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës

June 2, 2026
20
Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti
Lajme

Kaltrina Lohaj, merr mbeshtetje të fuqishme në Viti

June 1, 2026
30
Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn
Lajme

Bardhaniqi si në luftë edhe sot me Ramush Haradinajn

May 30, 2026
31
Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë
Lajme

Nita Efendia Brovina, merr mbështetje të fuqishme në Novosellë e Rogovë

May 30, 2026
18
Next Post
Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh

Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh

Më të fundit

  • Smajlaj falënderon mbështetësit e AAK-së:Do të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë të zhvilluar
  • Vjenë një mbështetje e fuqishme për AAK-në, nga Amerika
  • Rogova e Hasit i jep mbështetje të fuqishme Hajdar Beqës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi