Për shkak të motit të ligë, të enjten dhe të premten është ndërprerë procesi mësimor në komunën e Istogut.
Por, kryetari Haki Rugova, ka njoftuar se nesër do të fillojë mësimi në të gjitha shkollat, përveç asaj “Zymer Zeka” në Kaliqan dhe Shkollës Fillore “Bajram Curri” paralelës së ndarë në Muzhevinë si shkak i dëmtimeve të mëdha në objekte, si pasojë e stuhisë.
Ky është njoftimi:
Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër ju njoftojmë se procesi mësimor do fillojë nesër e Hënë me 10.02.2020, në të gjitha shkollat e komunës së Istogut përveç Shkollës Fillore “Zymer Zeka” në Kaliqan dhe Shkollës Fillore “Bajram Curri” paralelës së ndarë në Muzhevinë si shkak i dëmtimeve të mëdha në objekte ende nuk ka mundësi fillimi të procesit mësimore.