• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

KEK-u investoi 1 milion euro për komunitetin

05/02/2020 - 16:05:54
KEK-u investoi 1 milion euro për komunitetin

Korporata Energjetike e Kosovës ka rritur shumë e investimeve gjatë vitit 2019, shumë kjo që ka arritur shifrën e 110 mijë eurove.
Fshati Dardhishtë i Obiliqit është lokaliteti që ka përfituar nga investimet e KEK-ut.

Falë këtyre investimeve, banorët e këtij fshati tashmë nuk e kanë problem pluhurin dhe gropat e mbushura me ujë.

Lexo më shumë

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
15
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
26

“KEK-u e ka rikultivuar, e ka mbjell, ka mbush gropat me dhe, e ka mbuluar hirin me dhe, dhe tash është bërë ambienti qind për qind më i mirë se që ka qenë më përpara. Këtu janë rrezikuar fëmijët të mbyten në gropat e ujit. Por, tash është mirë nuk është keq. Është bërë stadiumi.

Falënderojmë KEK-un dhe të gjithë ata që kanë marrë iniciativë për ta ndërtuar. Tash është mirë. Këtë vit janë mbjellë 4000 fidanë, pisha, drunj etj. Shpresojmë se brenda mundësive do mbjellin prape. Mbjellja ka ndikuar shumë, pasi më nuk ka pluhur dhe ajri e ambienti është bërë i pastër”, deklaroi Daut Gashi, banor i Dardhishtës.

Ndërtimi i fushës së sportit po shihet edhe si një mundësi e mirë që fëmijët dhe të rinjtë të përfitojnë në aspektin edukativ.

“Ne e falënderojmë KEK-un për këtë fushë që e ka ndërtuar. Është shumë e mirëpritur nga ana jonë. Ndikimi për rininë i fushës që është ndërtuar në këtë kohë, është shumë i rëndësishëm duke marrë parasysh se kjo fushë ka një rol edukativ për rininë. D.m.th e gjithë rinia, mirëpo edhe moshat tjera munden të vijnë këtu dhe të luajnë gjatë kohës së lirë dhe t’i shmangen rrugëve tjera që nuk janë edukative, arsimore për rininë e këtij vendi. Në të ardhmen kemi menduar të mbajmë turnirë duke filluar nga futbolli, basketbolli, volejbolli, sepse kjo fushë i plotëson këto tri nevoja për të zhvilluar lojë”, deklaroi arsimtari Driton Gashi.

Pos ndërtimit të fushës, banorët e Obiliqit kanë përfituar edhe nga dy parqe multi funksionale. Në këto parqe janë vendosur pajisje që shërbejnë për të gjitha moshat.

Madje, banorët që jetojnë tek parku i Obiliqit kanë pasur përfitim të madh nga ndërtimi i fushës, e cila dikur ishte deponi e madhe bërlloku.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ky projekt ka qenë shumë me rëndësi për lagjen tonë për shkak se ky vend përpara ka qenë më shumë si deponi e mbeturinave, ku njerëzit kanë hedhur bërllok dhe gjëra tjera, po ashtu kanë qëndruar edhe qentë endacak që kanë qenë rrezik për fëmijët e lagjes tonë, ndërsa tash ky projekt është realizuar dhe është bërë mirë shumë mirë për rininë dhe për pleqtë gjithashtu, sepse e kanë pjesën për të qëndruar dhe pushuar, ndërsa ne të rinjtë kemi pjesën për aktivitet fizike ku mund të luajmë ping pong, shah, tenis dhe të gjitha sportet t’i zhvillojmë në një vend”, tha Rinor Selmani.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli ka deklaruar se për Korporatën Energjetike të Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarëve është një nga objektivat kryesore të saj.

“Këtë vit Korporata Energjetike e Kosovës ka realizuar dy parqe dhe një fushë të sportit. Fushën e sportit në Dardhishtë siç e patë, parkun këtu në qendër të qytetit dhe është parku i Obiliqit. Të gjitha këto projekte kapin vlerën prej rreth 110 mijë euro, ndërsa në tri vitet e fundit Korporata Energjetike e Kosovës vetëm në realizimin e projekteve për komunitetin ka shpenzuar një shumë prej rreth 1 milion euro.

Korporata Energjetike e Kosovës do të vazhdoj me projekte të tilla për komunitetin çdo vit edhe këtë vit kemi ndarë buxhetin për këtë fushë”, deklaroi Bucolli, i cili shtoi se pos parqeve dhe fushave të sportit, KEK-u ka investuar edhe në asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Hade dhe në ndriçimin e tri rrugëve që lidhin Obiliqin me fshatrat për rreth

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht
Ekonomia

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
15
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria
Ekonomia

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
26
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
24
Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
30
“Termokos” përuron objektin modern
Ekonomia

“Termokos” përuron objektin modern

October 10, 2025
28
8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes
Ekonomia

8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes

October 7, 2025
21
Next Post
Dauti i reagon Kurtit : Heqja e taksës gabim historik

Dauti i reagon Kurtit : Heqja e taksës gabim historik

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi