• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ja sa lejet ndërtimore u lëshuan nga fillimi i këtij viti në Prishtinë

20/02/2021 - 08:35:25
Ja sa lejet ndërtimore u lëshuan nga fillimi i këtij viti në Prishtinë

Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë ka lëshuar 14 leje ndërtimore që nga fillimi i vitit 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Ardian Olluri, bëri të ditur se sa i përket programit të tretë për lehtësimin e procedurave për legalizim të objekteve, që nga gushti i vitit 2019 janë legalizuar 533 objekte banimi.

Lexo më shumë

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
14
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
25

“Në vitin 2020 kemi pas një rënie të vogël të numrit të lejeve të lëshuara, pra i kemi pasë 151 leje ndërtimore të lëshuara, në krahasim me 182 të viti paraprak dhe i kemi lëshuar 815 mijë metra në krahasim me 911 mijë nga viti paraprak. Kemi pritur një rënie shumë të madhe për shkak të pandemisë, kjo ka qenë një surprizë e mirë për shkak se nuk kemi pasë rënie aq sa kemi pritur. Këtë vit nga 1 janari deri më tani i kemi lëshuar 14 leje ndërtimore. 7 të kategorisë së parë dhe 7 të kategorisë së dytë, duket mjaft premtues edhe ky vit dhe shpresojmë që do të kemi kërkesa ende pasi ndërtimi është industri e rëndësishme në ekonominë tonë dhe ndikon në punësim dhe në rritje ekonomike”, u shpreh ai për EO.

Olluri shtoi se programi i tretë për lehtësimin e procedurave të legalizimit të objekteve pa leje, është duke rezultuar i suksesshëm, pasi që këtë herë ka pasur më shumë kërkesa nga qytetarët për t’iu nënshtruar këtyre procedurave ligjore.

“Ligji i ri që është hy në fuqi dhe që është në fuqi tani e ka thjeshtëzuar procedurën shumë, sidomos për kategorinë e parë. Procedurat janë të thjeshta kërkohet dokumentet e pronësisë, formular i aplikimit, një deklaratë nga pronari që e merr përgjegjësinë e sigurisë së objektit dhe incizimi gjeodezik. Pra numri i dokumenteve që kërkohet është shumë i vogël, dhe procedura është thjeshtëzuar shumë, përveç kësaj është ulë edhe kostos. Do me thënë për kategorinë e parë është vetëm 1 euro metri katror, për kategorinë e dytë është pak ma shtrenjtë, është 2 euro metra katror dhe dokumentet që kërkohen janë pak më shumë se për kategorinë e parë, përveç dokumentet që sapo i përmenda, te kategoria e dytë kërkohen edhe raportet për secilën fazë të inxhiniereve të fushave të caktuara. Kërkohet një raport i inxhinierit të statikës i cili e konstaton që statika i plotëson kushtet e objektit, gjithashtu edhe elektrikes, pra për secilën pjesë kërkohet një raport i inxhinierit i cili konstaton që objekti i përmbush kushtet për m’u legalizua”, tha ndër të tjera ai.

Sipas ligjit të ri për ndërtimet pa leje në Kosovë, trajtohen vetëm objekte të filluara para 5 shtatorit të vitit 2018. Ndërsa, objektet e ndërtuara para viti 2004 janë të liruara nga pagesa për taksë.

“Afati i aplikimit është deri në shtator të këtij viti, ky afat mundet me u zgjat me vendimin e Qeverisë edhe për një vit, kjo është rrethanë e mundshme por nuk e dimë nëse ndodhë. Ky është afat shumë i rëndësishëm pasi trajtimi i objektit bëhet edhe pas kalimit të këtij afatit, por nëse nuk aplikohet brenda këtij afatit, hynë në listë të rrënimin”, tha Olluri.

Megjithatë po konsiderohet se nga ky ligj po favorizohen personat që kanë ndërtuar pa leje, pasi kostoja është shumë më e ulët, sesa për personat që u janë nënshtruar procedurave ligjore. Sipas Ollurit ky është një realitet i hidhur dhe i padrejtë, por që siç thotë ai ndryshe kjo dukuri nuk mund të trajtohet.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KEK-u me prodhimi  rekord me 3 blloqe paralelisht
Ekonomia

KEK-u me prodhimi rekord me 3 blloqe paralelisht

February 3, 2026
14
Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria
Ekonomia

Murtezi: Dyfishim i borxhit të qytetarëve në Kosovë, rritet varfëria

January 28, 2026
25
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
24
Termokos: Delegacioni gjerman e  viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë
Ekonomia

Termokos: Delegacioni gjerman e viziton stacionin për nxjerrjen e nxehtësisë

December 11, 2025
29
“Termokos” përuron objektin modern
Ekonomia

“Termokos” përuron objektin modern

October 10, 2025
28
8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes
Ekonomia

8 ditë para afatit të zakonshëm Termokosi e fillon sezonin e ngrohjes

October 7, 2025
21
Next Post
E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një foshnje në QKMF në Fushë Kosovë

E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një foshnje në QKMF në Fushë Kosovë

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi