• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Irani e ekzekuton një gazetar

12/12/2020 - 12:16:25
Irani e ekzekuton një gazetar

Irani ka ekzekutuar gazetarin disident, Ruhollah Zam, puna në internet e të cilit ndihmoi në frymëzimin e protestave mbarëkombëtare më 2017.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve ISNA raportoi më 12 dhjetor se Prokuroria Revolucionare e Teheranit njoftoi për ekzekutimin e Zam me varje. Aktivistët e të drejtave të njeriut shprehën zemërim.

Lexo më shumë

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut

June 1, 2025
24
Zbulohet plani  britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore

Zbulohet plani britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore

June 1, 2025
41

Ekzekutimi vjen disa ditë pasi gjyqësori i Iranit njoftoi se Gjykata e Lartë kishte mbështetur një dënim me vdekje kundër gazetarit 47-vjeçar. Komuniteti ndërkombëtar e dënoi fuqishëm vendimin.

Pas konfirmimit që ekzekutimi ishte kryer, vëzhguesi ndërkombëtar i medias Reporterët pa Kufij (RSF) shkroi në Twitter se ishte “i zemëruar me këtë krim të ri të drejtësisë iraniane” duke shtuar se “truri i këtij ekzekutimi” ishte Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Zam u dënua me vdekje nga një Gjykatë Revolucionare në muajin qershor. “Reporterët pa Kufij” e kishin quajtur procesin gjyqësor si “shumë të padrejtë”.

Ai u dënua për “korrupsion në Tokë”, një akuzë e ngritur shpesh në raste që përfshijnë spiunazh ose përpjekje për të përmbysur qeverinë e Iranit.

Uebfaqja e Zam, AmadNews dhe një kanal që ai krijoi në aplikacionin popullor të mesazheve Telegram, kishin informuar njerëzit për protestat e vitit 2017, të cilat filluan për shkak të vështirësive ekonomike dhe u përhapën në të gjithë vendin.

Protestat paraqiten sfidën më të madhe për Iranin, që nga trazirat masive pas zgjedhjeve më 2009, dhe vendosën bazën për trazira të ngjashme në nëntor të vitit 2019. Më shumë se 20 njerëz u vranë gjatë trazirave dhe mijëra u arrestuan.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

AmadNews u pezullua në Telegram më 2018 por më vonë vazhdoi punën me një emër tjetër. Zam kishte jetuar dhe punuar në Paris, përpara se të arrestohej në tetor të vitit 2019 në rrethana ende të paqarta.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se kishin “zënë” aktivistin në një “operacion kompleks”, por nuk njoftuan se ku ndodhi operacioni.

Zam, të cilin “Reporterët Pa Kufij”, me bazë në Parism, e përshkruanin si një “figurë shumë të diskutueshme si në Iran dhe në diasporën iraniane”, u shfaq publikisht duke pranuar akuzat dhe duke ofruar falje për aktivitetet e tij të kaluara.

Ai më parë kishte mohuar pretendimet se ai kishte nxitur dhunë, por e pranoi hapur se misioni i AmadNews ishte të rrëzonte qeverinë.

Irani rregullisht i detyron të burgosurit të rrëfehen publikisht, shpesh nën detyrim ose torturë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut
Bota

Tre të vdekur e mbi 50 të lënduar nga zjarri në spitalin e Hamburgut

June 1, 2025
24
Zbulohet plani  britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore
Bota

Zbulohet plani britanike, për të blerë avionë luftarakë që mbajnë bomba bërthamore

June 1, 2025
41
Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik
Bota

Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik

May 30, 2025
13
Rusia: Serbia na tradhtoj furnizimi me armë për Ukrainën është thikë pas shpine
Bota

Rusia: Serbia na tradhtoj furnizimi me armë për Ukrainën është thikë pas shpine

May 30, 2025
28
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Bota

Ekskluzive : Putin e tregon planin për të ndalur luftën në Ukrainë

May 28, 2025
54
Ukraina e fillon sulmin e madh me dronë drejt Moskës
Bota

Ukraina e fillon sulmin e madh me dronë drejt Moskës

May 28, 2025
15
Next Post
Lipjan, grabiten 600 euro në pompë të benzinës

Lipjan, grabiten 600 euro në pompë të benzinës

Më të fundit

  • Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi