Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka kanosur dhe sulmuar dy femra, duke dëmtuar edhe derën e banesës së tyre.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
”Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe sulmuar dy viktimat femra kosovare. Po ashtu i dyshuari gjatë incidentit ua ka dëmtuar edhe derën e banesës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.