Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë ditës së diel është raportuar se ishte helmuar nga ushqimi.
Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur shqiptarja që jeton në Izrael, Ita Gani, transmeton Klankosova.tv.
Ita Gani tha se Netanyahu ka një infeksion në zorrën e trashë që ka ardhur nga një ushqim i prishur.
“Ai nuk është në spital, të gjitha shërbimet ia kryejnë në shtëpi. Megjithëse ai do ta vazhdojë punën”, u shpreh tutje Ita Gani.














