Gërvalla ka shkruar se ende nuk janë publikuar as listat e votuesve e as fletvotimet.
“KQZ-ja është kthyer në shkelësin më eklatant të kushtetutës duke iu pamundësuar me forma perfide qindra mijëra mërgimtarëve të japin votën dhe kontributin e tyre për ndryshimin. Kjo nuk është thjesht një shkelje administrative. Ky është një akt skandaloz i varësisë totale politike nga kapësit e shtetit”, ka shkruar ajo në Facebook.