Në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në lagjen Bair të Mitrovicës, Bahtiri është penguar nga banorët për të prerë shiritin e kësaj shkolle.
Një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta presë shiritin. E disa orë pas këtij incidenti, Bahtiri për T7 ka deklaruar se personi që e ndaloi atë ta priste shiritin është militant i PDK’së, ai thotë se personi kërkonte që Veseli ta priste shiritin
“Sulmin e ka marrë nga militantët e PDK’së. U sulmova nga njeriu i cili thoshte se Veseli duhet ta priste shiritin. Unë i thashë se nuk është kryetar Kuvendit. Për këtë arsye nuk jam lejuar që të shkoj të shkolla”, ka thënë Bahtiri për T7.
E i menjëhershëm ka qenë reagimi i një qytetari tjetër, i cili me gërshërë në dorë thotë “këtë shirit e pres unë” – teksa dëgjohen të brohoritura “bravo”