Qeveria e Shqipërisë të enjten e 28 dhjetorit, ka marrë vendim që të ndajë 50 mijë euro për trajtimin e Bujar Bukoshit, kryeministër i Kosovës në ekzil para luftës.
Vendimi i marrë nga kryeministri shqiptar Rama sot është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Qeveria shqiptare do të mbulojë me 5 milion lekë ose rreth 50 mijë euro shpenzimet e mjekimit të Bukoshit.
“Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi bulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bujar Bukoshi, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”, thuhet në vendim.
Edhe Qeveritë e mëparshme në Kosovë kanë ndarë mjete disa herë për trajtimin mjekësor të ish-Kryeministri të Kosovës në ekzil që është i diagnostikuar me një sëmundje të rëndë vite më parë.