• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vdes në Spitalin e Nishit e personit që u rrah në Shtërpcë, flasin nga Prokuroria e Ferizajt

13/12/2023 - 11:48:17
Vdes në Spitalin e Nishit e personit që u rrah në Shtërpcë, flasin nga Prokuroria e Ferizajt

Një serb ka vdekur dje në Spitalin e Nishit në Serbi, pasi mori lëndime të rënda nga një rrahje që kishte ndodhur me 8 nëntor në Shtërpcë të Kosovës. Për këtë rast është ndaluar për 48 orë një person poashtu e etnisë serbe. Express ju sjell detaje për rastin

Një rrahje përfundoi me fatalitet për një serb nga Shtërpca. Pas disa ditësh trajtimi në spitalin e Nishit në Serbi, ai vdiq dje, pasi lëndimet që ia shkaktoi një bashkëkombës i tij ishin të rënda.

Lexo më shumë

Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik

Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik

February 28, 2026
25
Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë

Smajlaj: Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i unitetit kombëtar

February 26, 2026
8

Krejt kjo ngjarje kishte ndodhur më 8 nëntor në Shtërpcë.

Për këtë rast kanë dhënë detaje sot për Express, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ata thanë se viktima si pasojë e lëndimeve të marra, fillimisht ishte trajtuar në Graçanicë, për t’u dërguar më pas në Spitalin e Nishit.

“Sipas informatave të para, ju njoftojmë se rasti në fjalë ka ndodhur në Shtërpcë, më 08.12.2023, ku kanë qenë të përfshirë dy persona-shtetas serb. Viktima në këtë rast pas lëndimeve të marra fillimisht është dërguar për trajtim në Graçanicë e më pas në spitalin klinik në Nish-Serbi dhe i njëjti ka ndërruar jetë më datë 12.12.2023”, thuhet në përgjigjen e tyre për Express.

Për këtë rast të dielën është ndaluar një serb. Nga prokuroria njoftuan se tashmë ai është ndaluar për 48 orë dhe se sot gjatë ditës pritet që ndaj tij të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Ndërsa, i dyshuari në këtë rast, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” me pasojë vdekjen. Kurse, sot gjatë ditës, Prokurori i çështjes, ndaj të njëjtit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, për shkak të dyshimit të veprës penale të lartcekur. Rasti në fjalë është në procedurë hetimore dhe për momentin nuk mund të japim detaje tjera”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Detaje për këtë rrahje që përfundoi me vdekjen e një personi dhanë sot policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar me 10 nëntor, teksa me 8 nëntor kishte ndodhur rrahja.

Rasti është hapur si “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen”.

“Shtërpcë / 10.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që kryen veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e që rezulton me vdekjen e një personi tjetër, kryesi dënohet me burgim prej pesë deri në 15 vjet.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik
Lajme

Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik

February 28, 2026
25
Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë
Lajme

Smajlaj: Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i unitetit kombëtar

February 26, 2026
8
Bajarm Gecaj: Prilli, mision për shpëtimin e shtetit – përndryshe rrëshqasim në autokraci
Lajme

Bajarm Gecaj: Prilli, mision për shpëtimin e shtetit – përndryshe rrëshqasim në autokraci

February 21, 2026
29
Nga Arbëria në Kosovë: Zagrepi përkulet para 300 viteve histori shqiptare
Lajme

Nga Arbëria në Kosovë: Zagrepi përkulet para 300 viteve histori shqiptare

February 18, 2026
33
Pronari i Veriu.info, Gazmend Morina reagon ndaj akuzave për financim nga Serbia: “Fajdexhinjtë janë hedhur në aksion”
Lajme

Pronari i Veriu.info, Gazmend Morina reagon ndaj akuzave për financim nga Serbia: “Fajdexhinjtë janë hedhur në aksion”

February 17, 2026
74
Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë
Lajme

Smajlaj: Largimi i Ramushit, nga AAK-ja, është dridhje e tërë skenës politike

February 17, 2026
33
Next Post
Ministria e Mbrojtjes njofton rekrutët e FSK-së për masat anti-COVID

Qeveria e Kosovës i ndarë 200 milionë euro për FSK-në

Më të fundit

  • Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik
  • Smajlaj: Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i unitetit kombëtar
  • Bajarm Gecaj: Prilli, mision për shpëtimin e shtetit – përndryshe rrëshqasim në autokraci
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi