Gani Jakupi merr 7 500 euro pagë mujore nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila drejtohet nga Donika Gërvalla.
Ai jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si “këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike”.
Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, nuk i janë dashur as dy javë për ta gjetur një “super-konsulent” me emrin Gani Jakupi për ta këshilluar Ambasadën e Kosovës në Bruksel, lidhur me çështje që kanë të bëjnë kryesisht me diplomacinë publike dhe kulturore.
Në qershor të këtij viti, Ministria e Donika Gërvallës, nëpërmjet një vendimi të cilin e posedon “Periskopi” dhe mund t’i shihni më poshtë, ia ka deleguar kompetencat e negociimit të një kontrate për “super-konsulentin”, ambasadorit të Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.