Në “Pressing” të T7 të martën është diskutuar për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ky diskutim shkaktoi debat në mes Natyra Kuçit të PSD-së dhe Sadri Ramabajës, analist. Kuçi i tha Ramabajës se “marre më kish ardhë me pranu Zajednicën”>
Më pas teksa Kuçi po e kritikonte draftin që thotë ta ketë pranuar kryeministri Albin Kurti, Kuçi thotë se “është një lloj kolonalizimi”.
”Nëse Asociacioni i ka pikat e veta edhe në ato pika vendosë serbët që janë 100 mijë, Ky është kolonalizim. Mere shembullin e Izraelit dhe Palestinës. Ky është kolonalizim, është në rregull serbët me u kthy ku e kanë pasur shtëpinë, por jo brenda kufijve të Asociacionit”, ka thënë Kuçi.
Por Ramabaja e akuzoi më pas Kuçin për “gjuhë fashiste”.
“Këtë propagandë leja të djathtëve, ti po flet si fashiste. Po thu ka me na kolonalizu, kjo është gjuha e alarmit”, tha Ramabaja.
“Ti je fashist, e militant”, ia ktheu Kuçi.
“Ju ka bë sëmundje Kurti”, tha Ramabaja.
”Cila pjesë është fashisë, unë nuk e di a jë shumë i padijshëm apo edhe militant, apo se ka pa draftin apo nuk e dinë rrezikun”, ia ktheu Kuçi – Ramabajës.