Policia ka njoftuar se dy persona derisa kanë qenë duke prerë dru, janë goditur nga degët e lisit dhe kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.