Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Kurti dje nuk ka raportuar por ka bërë propagandë elektorale, për t’i hedhur hi syve qytetarëve të pa informuar.
Haliti thotë se Zajendnica është serbisht, Bashkësi shqip dhe Asociacion frëngjisht, dhe se Kurti sipas tij, mund të ia vendos edhe një emër tjetër por përsëri do mbetet e njëjta gjë dhe obligimet do mbetën po të njëjtat.
“Zajednicë serbisht, bashkësi shqip, Asociacion frengjisht. Albini mund të ia vendosë edhe një emër tjetër por është e njëjta gjë dhe obligimet mbeten të njejta, që do të thotë, zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Statuti i Asociacionit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe do jetë brenda teritorit të Kosovës. Kurti dje nuk ka raportuar, por ka bërë propagandë elektorale, për ti qitë hi syve qytetarëve të pa informuar”,
Tutje Haliti thotë se draft statutin nuk e ka parë vetëm Kurti, por kofidencialiteti i kërkuar nga ndërmjetësuesit është obligim i të gjithëve që janë zotuar për të mos e bërë publik, derisa të ketë harmonizim të plotë me faktorët relevantë.
Ai shtoi se tani të dyja palët do të kenë pakënaqësi për çështje të veçanta, ku thotë se kështu e kanë marrëveshjet, ‘dikush merr e dikush jep’.
“Draftstatutin se ka pa veç Albin Kurti, por kofidencialiteti i kërkuar nga ndërmjetësuesit është obligim i të gjithëve që janë zotuar për të mos e bërë publik dersa të ketë harmonizim të plotë me faktorët relevantë. Përgjigjen debatit të djeshëm ia ka dhënë flakë për flakë , përfaqësuesi dhe ndihmuesi Amerikan në negocim, zoti Eskobar. Që dmth askush s do ju kërkoj nënshkrime asnjërës palë por marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe zotimi i bërë nga të dyja palët në Ohër, por filloj zbatimi i tyre. Tani besoj që të dyja palët do kenë paknaqësi për çështje të veçanta, por kështu janë marrëveshjet, “dikush merr e dikush jep”, shtoi Haliti për Gazeta Blic