Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka dhunuar një femër.
Rasti kishte ndodhur në vitin 2022.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte dhunuar viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.