Mashtrimi i radhës i Albin Kurtit.
Nuk ka rritje të shtesave të rrezikshmërisë për policët, përkundrazi Qeveria Kurti fillimisht u ndali shtesat e rrezikshmerisë Policisë së Kosovës, ndërsa tani me vendim ua ka ulë shtesa!
Deri në vitin 2022 shtesat për rrezikshmëri ishin:
– Për Njësinë Speciale intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje, shtesat kanë qenë 215 euro, me vendim të Qeverisë tani janë ulur në 150 euro,
– Për Njësinë Speciale Operative K9 dhe Njësia për Eksploziv dhe Deminim, shtesat kanë qenë 200 euro, tani i ka ulur në 120 euro,
– Për pjesëtarët e patrullave kufitare, shtesat kanë qenë 140 euro, tani janë ulur në 100 euro,
– Për pjesëtarët e hetuesisë, shtesat kanë qenë 180 euro, me vendim të Qeverisë janë ulur në 75 euro,
– Për ekipet reaguese dhe patrullat, shtesat kanë qenë 140 euro, me vendim të Qeverisë janë ulur në 60 euro,
– Për policët që angazhohen për sigurimin e objekteve, shtesat kanë qenë 105 euro, me vendim të Qeverisë janë ulur në 50 euro.
Ky vendim i Qeverisë për rikthim të pagesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës erdhi kryesisht nga presioni i opozitës dhe qytetarëve.
Të pakanaqur me vendimin e Qeverisë, për realizimin e kërkesave të tyre njësi të Policisë kanë paralajmëruar protesta nga data 1 Nëntor.
Shkruan Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës.