Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve kanë arritur 4 kuti të votimit me vota që kanë ardhur nga Serbia, ku Janë numëruar gjithsej rreth 3000 vota,
Numërimi i votave nga Serbia filloi në ora 21:00 pavarësisht që koalicioni Nisma-AKR larguan vëzhguesit dhe komisionarët e tyre, duke kërkuar nga KQZ që të ndalojë këtë proces.
Gjithashtu gjatë procesit të numërimit të votave, katër anëtarë të KQZ’së kanë kërkuar mbledhje urgjente në mënyrë që të vendoset për ndalimin e numërimit të votave të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia.
Ndryshe, sot është bërë shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre zarfeve, ku zyrtarët që kishin bërë verifikimin kishin qenë të veshur me rroba sigurie dhe maska