Pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre nga Diaspora sot nis edhe numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, shkruan Telegramisot.com
Numërimi fillon nga ora 16:00 në QNR, raporton Indeksonline.
Ndryshe sipas KQZ-së është bërë e ditur se numri i votave me kusht në nivel të vendit është 26 mijë e 400, kurse i personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.