Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj në një konferencë për media ka thënë se nga numërimi i deritanishëm i votave Nisma dhe koalicioni ka aktualisht 5.05%, raporton Gazeta Express.
“Ajo se çka neve na ka shqetësuar janë tentimi që përmes votave të parregullta tentimi për të deformuar vullnetin e qytetarëve mbi 40 mijë votues, aktualisht koalicioni ka 5.5 % dhe se veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Limaj.
I njejti ka folur edhe për votat e ardhura nga Serbia.
“Votat e ardhura nga Serbia janë të parregullta dhe si të tilla nuk duhet të procedohen dhe janë në kundërshtim me ligjin, mos e shkelni ligjin sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në deformimin e procesit zgjedhor, pamundëson vullnetin e mbi 40 mijë njerëzve që ja kanë nda votën këtij koalicioni”, ka thënë ai.
Limaj ka përmendur edhe dyshimet për helmime të votave të ardhura nga Serbia.
“Edhe sot nuk kemi një përfundim të hetimeve për të ditur a ka pasur helmim apo jo”, ka thënë Limaj./