Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë vizitës së tij disa ditore në ShBA, konkretisht në samitin e katërt Global të Qyteteve, që u mbajt në Nju Jork dhe atë nën organizimin e Rrjetit të Qyteteve të Forta, në kuadër të margjinave të Sesion 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është takuar me personalitet të shumta nga mbarë bota në mesin e tyre me kryetarin e Nju Jorkut, Eric Adams, kryetarin e Londrës, Sadiq Khan por edhe kryetar nga komuna dhe qytete të tjera si të Stokholmit, Budapestit etj.
Ai është takuar edhe me përfaqësues te departamentin e Shtetit Amerikan, si ambasadorja Nina Hachigan Përndryshe ky samit financohet nga Bashkimi Evropian, Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Ministria e Punëve të Jashtme Daneze. Kryetari Haliti në Amerikë ka takuar edhe disa bashkatdhetarë.