• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rrëzohet raporti i HRW për krimet e UÇK-së, dëshmitari, e pranon në gjyq se morri burime nga serbija

08/09/2023 - 10:20:40
Rrëzohet raporti i HRW për krimet e UÇK-së, dëshmitari, e pranon në gjyq se morri burime nga serbija

Pretendimet për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja në shtator të vitit 1998 dhe të pasqyruara në raportin e Human Rights Watch janë marrë nga pala serbe. Kjo është pranuar nga Frederic Abrahams nga Human Rights Watch në seancën gjygjësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Avokati i Thaçit, dhe avokati i Veselit, Ben Emmerson, kanë kundërshtuar konstatimet e Abrahams, duke i kërkuar të pranojë se ka gabuar në raportin e tij.

Lexo më shumë

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48

Ata theksuan se këto konstatime janë bërë mbi baza të burimeve serbe, të cilat nuk janë hetuar dhe konfirmuar nga organizata e Abrahams. – Advertisement –

Avokati Emmerson e ka pyetur Abrahams nëse i ka marrë këto pretendime për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja nga pala serbe.

“Po”, ka qenë përgjigja e tij.

Avokati Emmerson pas përgjigjes së tij, i ka thënë Abrahamas se “ajo çfarë keni bërë ju nuk është asgjë tjetër përveçse ricikluat propagandën serbe, apo jo?”.

“Duhet të ishte shkruar ndryshe”, ka thënë Abrahamas.

Avokati Emmerson ka kërkuar që dëshmitari të pranojë se ka gabuar në raportin e tij duke i vënë në pikëpyetje burimet serbe që ai i ka përdorur.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Emmerson: “Kur po flisni për vrasjen e shtatorit të 1998-ës, a e kuptuat se në atë aktakuzë nuk është vrarë askush?”

Abrahams: “Është formuluar keq”.

Emmerson ka theksuar se i vetmi vlerësim i saktë “është se janë gjetur trupa të pajetë në Gllogjan në fund të 1998-së”.

Abrahams është përgjigjur duke thënë se formulimi i tij mund të jetë i gabuar, duke shtuar se “duhej të kisha shkruar ‘vrasjet e pretenduara’”.

Avokati Emmerson i ka thënë se nuk është vetëm e formuluar keq, por tërësisht e gabuar, duke shtuar se “përfshirë 9 viktima të vrasjes së serbëve janë përjashtuar nga aktakuza”.

Gjithashtu, Emmerson ka pyetur Abrahamas: “Ju nuk keni bërë hetime sa i përket pretendimeve të autoriteteve serbe?”.

Abrahams: “S’kemi bërë hetime në tërësi… Ne asnjëherë nuk e kemi prezantuar rastin e Gllogjanit në Liqenin e Radoniqit.”

Avokati Emmerson tutje ka pyetur Abrahams nëse ata kanë shkuar në vendngjarjen e pretenduar të vrasjes së civilëve nga UÇK-ja në shtator të vitit 1998.

Abrahams është përgjigjur duke treguar se ata janë përpjekur të shkojnë në Liqenin e Radoniqit, por janë penguar.

Çfarë thuhet në raportin e HRW për atë periudhë?

Në një raport të titulluar “Shkeljet e së Drejtës Humanitare në Kosovë”, organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut shkruan për “shkeljet e rregullave të luftës” dhe “abuzimet nga UÇK-ja”.

“Përkundër detyrimeve”, HRË konstaton që në krye se “UÇK-ja ka kryer shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë marrjen e pengjeve”.

Në disa raste, në raport jepet gjykimi për UÇK-në. Për shembull, për rastin e Kleçkës, thuhet se ishte “abuzimi më i rëndë i UÇK-së”. Pak më tutje, në të njëjtin paragraf, theksohet gjithsesi rëndësia e një “hetimi të paanshëm”.

“Më 9 shtator, policia njoftoi se kishte gjetur një numër të trupave të personave të vrarë nga UÇK-ja afër Gllogjanit. Deri më 16 shtator, autoritetet kishin mbledhur tridhjetë e katër trupa, njëmbëdhjetë prej të cilëve u identifikuan, duke përfshirë disa shqiptarë etnikë. Para kësaj, abuzimi më i rëndë i UÇK-së përfshinte ekzekutimin e raportuar të njëzet e dy civilëve serbë në fshatin Kleçkë, ku policia pretendoi se kishte zbuluar mbetje njerëzore dhe një furrë të përdorur për djegien e trupave. Mënyra në të cilën u ngritën akuzat, megjithatë, ngre pyetje serioze dhe nënvizon rëndësinë e një hetimi nga një ekip i paanshëm hetimor mjeko-ligjor, i cili duhet të ekzaminojë Kleçkën, si dhe zonat e tjera ku janë raportuar ekzekutime”, thuhet në raport.

“Kryengritja shqiptare, e njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës (KLA, në shqip, UÇK), gjithashtu ka shkelur ligjet e luftës me veprime të tilla si marrja e pengjeve civile dhe me ekzekutime”, thuhet ndër tjerash në raport.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Në shkollë Pavarsia u shenua  Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
Lajme

Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video

April 23, 2026
186
Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
Lajme

Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë

April 21, 2026
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
149
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
201
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
76
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
40
Next Post
Super lajm, Prishtina nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030

Super lajm, Prishtina nikoqire e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030

Më të fundit

  • Në shkollë Pavarsia u shenua Dita Ndërkombëtare e Librit – Video
  • Hapet në Gjakovë qendra më moderne për trajtimin e autizmit në Kosovë
  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi