• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Ujqërit e Natës” 7 mijë motoçiklistët e Putinit, pritët të kalojnë natën në Serbi?

02/05/2023 - 09:34:15
“Ujqërit e Natës” 7 mijë motoçiklistët e Putinit, pritët të kalojnë natën në Serbi?

“Ujqërit e Natës” pritet të kalojnë nëpër Serbi – Kush janë dhe kush i pa në veri të Kosovës motoçiklistët e Rusisë?

“Ujqërit e Natës (Night Wolves)”, klubi rus i motoçiklistëve, njoftoi se në fillim të majit do të kalojë nëpër Serbi në kuadër të udhëtimit të tyre, i cili planifikohet të përfundojë në Berlin të Gjermanisë.

Lexo më shumë

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

June 14, 2025
20
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë

Macron: Irani po destabilizon rajonin, Franca do ta mbrojë Izraelin!

June 14, 2025
103

Ata janë nisur më 29 prill në një udhëtim të quajtur “Rrugët e Fitores”, si pjesë e të cilit planifikojnë të kalojnë nëpër disa qytete të Rusisë dhe Ukrainës, dhe më pas të vazhdojnë udhëtimin nëpër Evropë.

Klubi rus i motoçiklistëve, si dhe themeluesi dhe drejtuesi i tij, Aleksandër Zaldostanov, janë në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian që nga viti 2022 për mbështetjen e pushtimit të Ukrainës, ndërsa Shtetet e Bashkuara e vendosën atë në “listën e zezë” në vitin 2014.

Informatën se Serbia është në itinerarin e klubit e ka bërë të ditur në rrjetet sociale lideri i maratonës së motoçiklistëve dhe anëtari i klubit, Andrej Bobrovski, në kuadër të fazës së tretë të udhëtimit të quajtur “Evropë – Ballkan”.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk ka qenë e disponueshme për koment pyetur nga “Radio Evropa e Lirë” nëse do të lejojnë “Ujqërit e Natës” të hyjnë në Serbi dhe të kalojnë nëpër territorin e saj.

Kush janë dhe kush i pa në veri “Ujqërit e Natës” për të cilët fliste Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse”, duke folur për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kishte deklaruar se në veri të Kosovës ku ishin të vendosura barrikadat, ishin parë edhe grupet famëkeqe “Wagner’s” dhe “Ujqërit e Natës”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

I pyetur nga gazetari Wieland Schneider për mundësinë e një përplasjeje ushtarake mes Prishtinës dhe Beogradit, kryeministri Kurti kishte thënë se “është e vështirë të parashikohet sepse varet nga Serbia” teksa shtoi se “ne jemi të shqetësuar: jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë”.

“Por në të njëjtën kohë, mendoj për faktin se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe xhandarmërie në periferi rreth Kosovës. Në kufirin tonë dhe në veri të vendit tonë pamë persona me shenja të bandës nacionaliste ruse të motoçikletave Ujqërit e Natës dhe trupës mercenare ruse Wagner’s”, shtoi ai.

Në një intervistë për Al Jazeera, kreu i ekzekutivit kishte folur sërish për marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Rusisë, duke e quajtur Beogradin një regjim klient të Rusisë, por ai u vu në siklet nga gazetari, pasi i njëjti i kërkoi fakte nëse “Ujqërit e Natës” ishin parë në pjesën veriore të Kosovës.

Më 15 dhjetor 2022, grupi paramilitar “Ujqërit e Natës”, i cili ka lidhje të drejtpërdrejta me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, publikoi një video kërcënuese nga pjesa veriore e Kosovës në mbështetje të serbëve lokalë dhe barrikadave.

Organizatat radikale ultra-nacionaliste serbe, pas situatës së tensionuar në veri vitin e kaluar, kishin ngritur në një nivel tjetër bashkëpunimin me organizatat terroriste ruse në Kremlin, duke përfshirë grupet famëkeqe “Wagner’s” dhe “Ujqërit e Natës”.

Këto grupe kishin thirrur edhe protesta që ishin mbajtur në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, me mesazhin irridentist: “Nuk ka kufij, Kosova është Serbi”. Grupi i motoçiklistëve u organizua nga Aleksandër Zaldostanov, ukrainas me origjinë, një ish-stomatolog, i cili ndryshe njihet edhe si “Kirurgu”.

Ishte pikrisht Zaldostanov, ai që njoftoi në kanalin e tij në “Telegram” se anëtarët e organizatës së tij, ishin prapa barrikadave në veri të Kosovës. “Fitorja e Serbisë është fitorja e Rusisë”, kishte shkruar ai në llogarinë e tij.

Kush janë saktësisht “Ujqërit e Natës”?

Lufta jokonvencionale, siç përshkruhet shpesh politika e jashtme ruse, është koduar si “Doktrina Gerasimov”, sipas Valery Gerasimov, gjeneral rus. Ajo spikat praktikat e Rusisë në përpjekjet e saj për influencë globale duke marrë forma të ndryshme prej rekrutimit të liderëve dhe partive politike nacionaliste, e deri te financimi direkt.

“Ujqërit e Natës” kanë qenë të spikatur edhe më parë në Ballkanin Perëndimor, ku ata perceptohen si vija e parë e frontit në përpjekjet e Kremlinit për të rritur ndikimin e saj në rajon. Në vitin 2018, përkatësisht në muajin mars, ata zhvilluan një turne 9-ditor, i përshkruar si një “pelegrinazh” me emërtimin “Turneu i Ballkanit Rus”.

Udhëtimi kishte për qëllim të shfaqte lidhjet e thella midis Serbisë dhe Rusisë, si dhe një mundësi për të treguar mbështetje për Republikën Srpska, entitetit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Yevgeny Strogov, përfaqësues i “Ujqërve të Natës”, në kufrin Serbi-Bosnjë dhe Hercegovinë kishte deklaruar se “herën tjetër do të shkojmë në Kosovë”. “Dua të them se historia është ajo që na lidh dhe se ky udhëtim bëhet për nder të princit të madh Dmitry Donskoy dhe princit të shenjtë Llazar”.

“Ujqërit e Natës”, janë një klub rus motoçiklistësh që gjatë dy dekadave të fundit është shndërruar në një korporatë pan-evropiane dhe një mini-konglomerat me rreth 60 biznese të ndryshme.

Ata janë përfshirë në disa operacione të fshehta të sponsorizuara nga Kremlini në Ukrainë dhe ata dyshohen se ishin të përfshirë në komplotin për vrasjen e Milo Gjukanoviç, presidentit të Malit të Zi.

Zakonisht në publikun rus njihen edhe si “Engjëjt e Putinit” dhe shihen gjerësisht si një lloj force paramilitare që operon në një sërë rolesh me urdhër të Kremlinit. Shumë nga drejtuesit e këtij grupi, janë vendosur në listat e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Ata dekorojnë klubet, stemat dhe veshjet e tyre me fotografitë e diktatorit mizor sovjetik, Jozef Stalin, duke e përshkruar atë si një hero rus dhe model për rininë ruse. Njëjtë e shohin edhe Putinin.

Lidhjen e “Ujqërve të Natës” me barrikadat që ishin ngritur në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë e tregon edhe historia e këtij grupi me barrikadat. Në gusht të vitit 1991, Ujqërit e Natës ndihmuan njerëzit në barrikada rreth parlamentit rus kur komunistët dërguan tanke në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Mikhail Gorbaçov.

Zaldostanov u nderua më vonë me një medalje nga presidenti rus, Boris Yeltsin, për rolin e tij në ndihmën për të penguar përpjekjen për grusht shteti. Megjithatë, nga fillimi i viteve 2000, Zaldostanov nisi ta transformonte grupin në një organizatë të vendosur nacionaliste ruse anti-perëndimore.

Putin falënderoi publikisht Zaldostanov’in për “shërbimin e tij ndaj Rusisë” dhe në vitin 2013, ai i dha medaljen Urdhri i Nderit për përpjekjet e tij në “edukimin patriotik të të rinjve”.

Që atëherë, klubi i tyre është rritur jashtëzakonisht shumë dhe tani përfshinë rreth 7 mijë anëtarë të shpërndarë në më shumë se 50 lokacione në të gjithë Rusinë dhe Evropën Lindore.

Për më tepër, grupi është zgjeruar në një numër biznesesh shtesë që fokusohen në shërbimet e sigurisë dhe trajnimin paramilitar. Gjithashtu, ky grup është specializuar në organizimin dhe menaxhimin e postblloqeve, në shpërndarjen e propagandës, mbledhjen e informacionit dhe organizimin e protestave si dhe në shpërndarjen e armëve.

Pas pushtimit të Krimesë nga Rusia, Zaldostanov dhe të paktën 10 anëtarë të tjerë të Ujqërve të Natës iu dha medalja e fushatës ushtarake “Për kthimin e Krimesë”. “Ujqërit e Natës” luajtën një rol të ngjashëm në enklavat pro-ruse të Luhanskut dhe Kharkiv në Ukrainën Lindore.

Duke përdorur bazat e tyre dhe platformat e mediave sociale, ata rekrutuan luftëtarë për të shërbyer në ushtritë paramilitare ruse. “Ujqërit e Natës” janë vegël e regjimit diktatorial të Putin’it për t’i rritur tensionet nëpër vende të ndryshme.

Kremlini me shpenzimin e disa mijëra rublave, mund të dominojë lajmet lokale, të krijojë pasiguri dhe frikë dhe të minojë legjitimitetin dhe besimin e qeverive kombëtare, thjesht duke dërguar një bandë motoçiklistësh kriminelë në turne, shkruan Albanianpost.com

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje
Bota

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

June 14, 2025
20
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Bota

Macron: Irani po destabilizon rajonin, Franca do ta mbrojë Izraelin!

June 14, 2025
103
Irani i nisë mbi 100 dronë me cak sulmi Izraelin
Bota

Irani i nisë mbi 100 dronë me cak sulmi Izraelin

June 13, 2025
44
Nga fillimi i luftë e deri te pushtimi i Çernobilit, krejt çka ndodhi deri tash në Ukrainë
Bota

Ukraina e ka kërcënuar Hungarinën me luftë

June 12, 2025
130
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
20
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
6
Next Post
Gani Dreshaj e  jep lajmin e mirë për turizmin në bjeshkët e Istogut

Gani Dreshaj e jep lajmin e mirë për turizmin në bjeshkët e Istogut

Më të fundit

  • Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!
  • Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
  • Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi