Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës është gjetur një person pa shenja jete. Policia thotë se dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se viktima është vetëvrarë.
Rastin për Telegraminsot.com e ka konfirmuar zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Sot në mëngjes është gjetur një trup pa shenja jete. Dyshimet e nga vendi i ngjarjes janë se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjor do të japin raportin përfundimtar lidhur me këtë rast”, ka thënë Hoti.