• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

ZPS-ja dorëzon versionin e dosjes paraprake ndaj Thaçit dhe të tjerëve

05/04/2023 - 14:49:38
ZPS-ja dorëzon versionin e dosjes paraprake ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), më 3 prill 2023 dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të korrigjuar në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

HTML Image as link Qries
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo më shumë

Besimi i brezit tonë në luftën e UÇK-së dhe kritika e hapur për projektin robërisë së re të Christopher Hillit

Besimi i brezit tonë në luftën e UÇK-së dhe kritika e hapur për projektin robërisë së re të Christopher Hillit

September 17, 2025
4
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

Aksident tragjik në Makoc, kush është viktima që e humbi jetën

September 17, 2025
20

I njëjti version është publikuar në gjuhën angleze dhe mund ta gjeni: KËTU.

Ndryshe, sipas urdhrit të 13 shkurtit 2023, trupi gjykues kishte kërkuar që për çdo parashtrim të protokolluar të përmendur në paragrafët e këtij urdhri, ZPS-ja të paraqesë brenda 3 prillit 2023: (a) arsyet që ka për ruajtjen e klasifikimit ekzistues të parashtrimit të protokolluar; (b) versionin publik të redaktuar përkatës; ose (c) një pohim që parashtrimi i protokolluar mund të riklasifikohet si publik në gjendjen aktuale.

Kurse, mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përmes këtij urdhri pritet t’i paraqesin të njëjtat brenda 8 majit 2023.

Ndryshe, në seancën e 3 prillit 2023, u dha fjala hyrëse nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Po ashtu, në po atë seancë, pas leximit të aktakuzës së ndryshuar nga ana e ZPS-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen barrë.

Kurse, seanca e 4 prillit 2023 vazhdoi me fjalën hyrëse të mbrojtjes së Thaçit, Veselit dhe Selimit, si dhe deklaratat pa betim të këtyre të fundit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, janë pranuar si viktima në procesin gjyqësor, 140 persona.

Ndërsa, paraqitja e provave, duke nisur edhe thirrja e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të nisë më 11 prill.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

ShareTweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Besimi i brezit tonë në luftën e UÇK-së dhe kritika e hapur për projektin robërisë së re të Christopher Hillit
Lajme

Besimi i brezit tonë në luftën e UÇK-së dhe kritika e hapur për projektin robërisë së re të Christopher Hillit

September 17, 2025
4
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Aksident tragjik në Makoc, kush është viktima që e humbi jetën

September 17, 2025
20
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Zyrtari i lartë i DASH e thirr në telefon kryetarin e Kushtetueses

September 17, 2025
40
Rama në Bruksel me Rutten: Synojmë portin e ri ushtarak në Porto Romano
Lajme

Rama në Bruksel me Rutten: Synojmë portin e ri ushtarak në Porto Romano

September 17, 2025
8
Rubin tregon se a ishte Thaçi  komandant kryesor i UÇK-së
Lajme

Rubin tregon se a ishte Thaçi komandant kryesor i UÇK-së

September 17, 2025
8
Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës
Lajme

Arian Tahiri: Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës

September 16, 2025
7
Next Post
Fjalimi plotë emocione i Jakup Krasniqit para Gjykatës Speciale

Fjalimi plotë emocione i Jakup Krasniqit para Gjykatës Speciale

Më të fundit

  • Besimi i brezit tonë në luftën e UÇK-së dhe kritika e hapur për projektin robërisë së re të Christopher Hillit
  • Aksident tragjik në Makoc, kush është viktima që e humbi jetën
  • Zyrtari i lartë i DASH e thirr në telefon kryetarin e Kushtetueses
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi