Ish-deputeti dhe zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka kërkuar unitet për faktorin politik në vend.
Këtë mesazh e ka dhënë nga bukuritë malore të Kosovës atje ku ka takuar disa soditës të natyrës. “Rrugës për në Bjeshkë takova djemë e vajza, gra e burra energjik që sodisin natyrën dhe kultivojnë turizmin fantastik që kemi. Shqiptarë të vërtetë nga të gjitha qytetet e Kosovës, njerëz të profesioneve të ndryshme , pasionantë që me vullnetin e tyre promovojnë bukurinë natyrore që kemi.
Ndalova për ti përshëndetur e përgëzuar për iniciativat e tyre.
Dhe bashkë me këtë foto dua të ndaj një mesazh për partitë politike në vend.
Në këto ditë të rëndësishme për të ardhmen e shtetit tonë, Kosovës, për gjakun e dëshmorëve, për eshtrat e të zhdukurve, për sakrificën ndërshekullore kombëtare, të kemi një unitet politik e shtetëror në interes të Kosovës shtet të pavarur e sovran. Vetëm të bashkuar mund të sfidojmë aleatin e Rusisë në Ballkan dhe Evropë, Serbinë.
Kjo është Kosova jonë e bukur që bashkë mund ta rrisim e zhvillojmë” shkruan Dreshaj në Facebook.Telegramisot