Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do ta shpall sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të organizatës. Derisa edhe kandidatja për kryetare për Gratë për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për kryetar të Rinisë, Behar Jashari bëjnë shpalosjen e platformës së kandidatit në orën 18.00.
“Në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, kandidates për kryetare të organizatës Gratë, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për kryetar të organizatës Rinia, Behar Jashari. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, thuhet në njoftimin e djeshëm të kësaj partie.
Ndryshe, Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ashtu ssic ka ndodhur zakonshëm në këtë parti.