• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Dënohet me 5 vite burg serbi nga Kosova për krime lufte në Bellopojë të Pejës

08/09/2022 - 17:52:07
Sot shtatë raste pozitiv me coronavirus

Pesë vjet burgim i janë dhënë serbit nga Kosova, Svetomir Baçeviq, si dënim për krime lufte kundër popullatës civile në rajonin e Pejës, gjatë vitit 1998.

Siç thuhet në njoftimin e Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ky vendim është meritor dhe se gjykimi ka qenë i drejtë, meqë janë respektuar të drejtat e palëve në procedurë, përcjell klankosova.tv.

Lexo më shumë

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
26
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16

Baçeviq, konkretisht, gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 1998, e kishte marrë peng një grua shqiptare në fshatin Bellopojë.

Për më shumë ja detajet tjera:

”Gjykata Themelore në Prishtinë, në datën 08 shator të vitit 2022, e ka shpallur aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin të pandehurin Svetomir Baçeviq e ka dënuar me pesë (5) vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile, konkretisht për marrjen peng të një gruaje shqiptare gjatë periudhës korrik-gusht të vitit 1998 në fshatin Bellopojë të Komunës së Pejës.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) konsideron se vendimi është meritor dhe se gjykimi ka qenë i drejtë dhe janë respektuar të drejtat e palëve në procedurë.

Aktgjykimi është shpallur pas mbajtjes së gjashtë seancave gjyqësore, ku janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë të propozuar nga prokuroria.

Po ashtu janë mbajtur edhe dy seanca në procedurën paraprake sipas Mundësisë Hetuese të Veçantë, ku është marrë deklarata e të dëmtuarës Tigjë Kadrijaj.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Mbrojtja nuk ka propozuar asnjë dëshmitar që të dëgjohet në këtë gjykim.

E dëmtuara Tigjë Kadrijaj ka deklaruar se personi i cili ka ardhur te shtëpia e saj nuk e ka rrahur atë, por sipas fjalëve të burrit të saj, i cili ka ndërruar jetë disa vite pas luftës, ai person ka qenë i familjes së Baçeviqëve dhe ka qenë fqinji i tyre.

Pra e dëmtuara nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë personin, i cili ka hyrë në shtëpinë e tyre dhe i cili, nën kërcënim të armës, e ka marrë peng nga oborri i shtëpisë të dëmtuarën Tigjë Kadrijaj.

Po ashtu e dëmtuara nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë as personin, i cili e ka liruar dhe i cili e ka kthyer në shtëpi të dëmtuarën.

Dëshmitari M.S., fqinji i së dëmtuarës, i nacionalitetit serb, i cili është i vetmi dëshmitar okular i dëgjuar në këtë gjykim, ka dëshmuar se i pandehuri Baçeviq ka qenë personi, i cili e ka marrë peng të dëmtuarën Tigjë Kadrijaj.

Dëshmitari M.S., pas një përleshjeje fizike me të pandehurin, e ka liruar të dëmtuarën Tigjë Kadrijaj dhe e ka kthyer në shtëpi të saj.

Disa dëshmitarë të tjerë të prokurorisë kanë deklaruar se ata kanë dëgjuar nga tani i ndjeri Rexhep Kadrijaj, bashkëshorti i Tigjës, se personi i cili ka hyrë në shtëpinë e tyre gjatë kohës së luftës dhe i cili i ka maltretuar ka qenë Svetomir Baçeviqi.

Zyra e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë, në datën 11 nëntor të vitit 2021, e ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit Svetomir Baçeviq për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile, konkretisht për marrje peng të dëmtuarën Tigjë Kadrijaj”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
26
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
16
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
4
Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
Lajme

Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

June 9, 2025
9
Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos
Lajme

Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos

June 9, 2025
6
Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?
Lajme

Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?

June 9, 2025
15
Next Post
Deputeti i VV-së thotë se Fondi Sovran do të krijohet duke i ulur pagat mbi 1000 euro

"Feja" e përçanë, VV-në

Më të fundit

  • Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
  • Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
  • Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi