Një person në Podujevë, ka lajmëruar Policinë e Kosovës se një plumb qorr i ka thyer xhamin e derës së ballkonit të shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Podujevë, ku Policia e Kosovës ka gjetur një predhë të fishekut të armës së zjarrit.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një plumb qorr i ishte thyer xhami i derës së ballkonit të shtëpisë së tij.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një predhë të fishekut të armës së zjarrit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.