• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Lajmi i Fundit: Dy agjent rusë dhe një ukrainas e sulmojnë kazermën ushtarake në Shqipëri

21/08/2022 - 13:30:35
Ukraina zuri robër  ushtarë rusë, publikohen fotografi

Krejt çka ndodhi mbrëmë në Gramsh, ku dy ushtarë u sulmuan me sprej neuroparalizues

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmshme në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas kanë sulmuar me sprej neuroparalizues dy ushtarë shqiptarë që ishin roje të magazinës, duke i lënë me dëmtime në fytyrë dhe trup.

Lexo më shumë

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
9
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10

Ushtarët u dërguan në repartin e Traumës në Tiranë, ndërsa të dyshuarit u arrestuan.

Sulmuesit janë futur në uzinë duke u prezantuar si turistë, por që nuk kanë rezultuar të tillë, dhe kjo është vënë re nga ushtarët që ndodheshin aty.

Sipas raportimeve, njëri prej tyre ka hyrë brenda uzinës dhe në atë moment e kanë pikasur ushtarakët, ku mes tyre ka pasur një konfrontim fizik. Po në atë moment kanë ndërhyrë edhe shtetasit rusë. Pasi janë përplasur fizikisht, rusët kanë spërkatur me sprej paralizues ushtarët shqiptarë, duke i lënë me lëndime në fytyrë.

Policia e Shqipërisë më pas doli me detaje se si ka ndodhur ngjarja.

Sipas policisë, dy ushtarakët kanë vërejtur një të dyshuar me aparat i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake dhe me tu afruar ata janë sulmuar nga rusi M.Z., 24 vjeç.

“Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar edhe nga dy shtetas të tjerë dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë kontrolluar zonën”, thuhet në njoftimin e policisë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se pas rusit M.Z, janë ndaluar edhe një shtetase ruse S.T., 33 vjeçe dhe një shtetas ukrainas F.A., 25 vjeç.

Pas sulmit, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë doli me reagim, ku tha se të plagosurit janë në gjendje stabile.

Pas ministrisë shqiptare, reagoi edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i cili tha se në emër të ministrisë së tij e dënon sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh.

“Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, e dënoj ashpër këtë sulm i cili cenon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

Ai tha se qëndrojnë afër institucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të lënduar dhe familjarëve të tyre.

“Jemi në kontakt me ministrin Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, ka shtuar ai.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri informoi se dy ushtarakët e lënduar janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit”, thuhej në njoftim.

Me reagim ndaj sulmit doli edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili shprehu krenari për rojet ushtarake.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël. Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh. Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”.

Reagimeve iu bashkëngjit edhe njohësi amerikan për Ballkanin Perëndimor, Janus Bugajski, i cili tha se Shqipëria mund ta marrë rolin e vendit prijetar për ta “çliruar” Ballkanin nga Rusia.

Pas sulmit të spiunëve rusë dhe një ukrainasi, ai ka thënë se të gjitha ambasadat ruse nëpër vendet anëtare të NATO-s duhet vënë çelësi.

“Një tjetër lëvizje e Moskës për ta destabilizuar Ballkanin. Koha për të mbyllur të gjitha ambasadat ruse në vendet e NATO-s dhe për të ndaluar hyrjen e qytetarëve të paverifikuar. Tirana mund ta marrë drejtimin në shpalljen e Ballkanit një zonë të lirë nga Rusia”, është shprehur ai.

Ngjarja e mbrëmshme në Shqipëri ka marrë vëmendje edhe në mediat prestigjioze Perëndimore. /Klankosova.tv/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

June 2, 2025
9
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës

June 2, 2025
10
Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
Lajme

Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave

June 2, 2025
7
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Arrestohet një polic dhe dy qytetarë: Polici ishte i suspenduar për një rast tjetër

June 2, 2025
16
Tërmet në Kroaci
Lajme

Tërmet në Malin e Zi

June 2, 2025
5
Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105
Lajme

Në QKUK mbetën vetëm 44 anesteziologë kurse nevojiten 105

June 2, 2025
4
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Tragjike: 7 vjeçarin nga Gjakova, e mbytë rryma

Më të fundit

  • Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi