Në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, sot po mbahen homazhe në nderim të mjekut, Mentor Salihi, i cili humbi jetën dje, pas një aksidenti të disa ditëve më parë, gjatë kryerjes së detyrës së tij.
Klankosova.tv, sjell këto fotografi nga vendi në të cilin miqtë, kolegët dhe familjarët e Mentor Salihit, e nderojnë atë para se ta përcjellin në banesën e tij të fundit.
Para disa ditësh nga ky aksident vdiq shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, i cili humbi jetën pikërisht në ditën kur kishte bërë një vit që ishte punësuar në këtë qendër mjekësore.
Ndërkaq Mentor Salihi, i cili kishte qenë po ashtu në autoambulancë, humbi jetën të martën që e lëmë pas.