• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Ministri Faton Peci, e viziton kryetarin e Vitsë i premton mbështetje

29/06/2022 - 11:27:00
Ministri Faton Peci, e viziton kryetarin e Vitsë i premton mbështetje

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor, ka pritur sot në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Faton Peci. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes MBZHR-së dhe komunës së Vitisë në interes të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm bujqësor.

Kryetari Haliti fillimisht e ka njoftuar Ministrin Peci për mundësitë e zhvillimit bujqësor të komunës së Vitisë, duke e cilësuar Vitinë si hambarë të Anamoravës për shkak të cilësisë së lartë të tokës që ka kjo komunë. “Vitia është e njohur për prodhimtari bujqësore dhe ndryshe quhet hambarë i Anamoravës. Kjo komunë nuk është vetëm e njohur për kulturat lavërtarë por edhe për kulturat pemëtarë, blegtorale dhe të sektorëve të tjerë” u shpreh kryetari Haliti.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
143
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
198

Ai foli edhe për takimin që kanë zhvilluar ata sot me ministrin Peci.

“Sot kemi bashkëbiseduar me ministrin për shumë aspekte, në sferën e bujqësisë si në nivel vendi ashtu edhe në nivel komunal, për problematikat, deficitet dhe nevojat që i kemi për projekte si për sistemin e ujitjes që jashtëzakonisht kemi nevojë shumë por edhe për subvencionime të tjera të fermerëve” theksoj Haliti duke përmendur edhe potencialet e mira që ka Vitia si hidroekonimike, të traditës bujqësore dhe organizimit të përbashkët të fermerëve në shoqata.

I pari i komunës tha se ai gjithashtu e ka njoftuar ministrin edhe me subvencionimin dhe përkrahjen që jep komuna e Vitisë nga buxheti i saj fermerëve, ndonëse sipas tij buxheti komunal është i vogël në krahasim me kërkesat dhe nevojat.

Kurse Ministri i MBZHR-së, Faton Peci, ka folur rreth qëllimit të kësaj vizite. “ Në kuadër të raundit të vizitave që po zhvillojmë me komunat edhe me kryetarin Haliti diskutuam gjerë dhe gjatë mbi për krejt potencialin që ka Vitia dhe Kosova, posaçërisht marrë për bazë se ky e ka pasion këtë temën e diskutimit për bujqësi” u shpreh ministri Peci.

Ai shtoj se si ministër është i interesuar të shoh se si kryetarët e komunave e shohin potencialin e zhvillimit ekonomik përmes bujqësisë duke përmendur edhe disa objektivave që ata synojnë të krijojnë për hartën dhe potencialin e investimeve.

Kjo sipas ministrit Peci bëhet për tërheqjen e investimeve nga donatorë të ndryshëm dhe koordinimin sa më të mirë me komunat.
I pyetur nga gazetarët rreth projektit të ujitjes në Skifteraj që ishte nënshkruar më parë ministri Peci tha se në këtë vit nuk ka qenë Vitia përfituese por nuk përjashtoj mundësinë që ajo të jetë në të ardhmen. Ai bëri me dije se do të vizitoj edhe fshatin Skifterajn dhe theksoj se bashkërisht me kryetarin Haliti do të shqyrtojnë çështjen e projektit të ujitjes në Skifteraj të Vitisë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?

April 16, 2026
143
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro

April 16, 2026
198
Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
74
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
39
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
24
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Next Post
LAJMI I FUNDIT: Parashutistë  serb hyn në territorin e Kosovës

LAJMI I FUNDIT: Parashutistë serb hyn në territorin e Kosovës

Më të fundit

  • Kush i mbyti në banesën e tyre babain me dy fëmijët në Malishevë?
  • Skandal: Arrestohet polici për bixhoz në Ferizaj, i mori dy mijë euro
  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi