• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Serbët e veriut e përshëndesin, Kurtin për marrëveshjen për energjinë, pajtohen ta paguajnë rrymën

22/06/2022 - 11:15:09
Ndarja e 10 milionë eurove për rrymën në veri, opozita kërkon sqarime

Serbët e veriut të vendit kanë përshëndetur marrëveshjen për energjinë elektrike të arritur dje në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të mundësojë inkasimin e rrymës së shpenzuar në katër komunat veriore, përkatësisht Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ata, të anketuar thonë se ndonëse nuk i dinë detajet e kësaj marrëveshje, megjithatë duhet të fillojnë ta paguajnë rrymën e harxhuar.

Lexo më shumë

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22

Millosh Golluboviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, nuk e sheh si problem faturimin e energjisë elektrike, duke thënë se qytetarët duhet të paguajnë rrymën që e harxhojnë.

Sipas tij, marrëveshja e arritur do të zgjidhë veç tjerash edhe gërmimin ilegal të kriptovalutave në veri të Kosovës, që siç tha ai, ka paraqitur problem të madh deri tash.

“Edhe pse është arritur marrëveshja, nuk dimë shumë se çka saktësisht do të thotë kjo për qytetarët para së gjithash në veri. Po supozoj se kjo nënkupton që në një periudhë kohore rryma do të fillojë të paguhet. Në anën tjetër, mendoj se kjo do të rregullojë edhe gërmimin ilegal të kriptovalutave, që në veri të Kosovës paraqet një problem të madh… Natyrisht, po jetojmë një jetë normale, do të duhej ta paguajmë (rrymën), kështu që nuk shoh ndonjë problem sa i përket kësaj”, ka thënë Golluboviq.

Edhe Filip Vullic, një qytetar tjetër nga veriu, pajtohet se duhet paguar faturat e rrymës dhe se kjo çështje nuk paraqet ndonjë problem.

“Unë konsideroj se s’ka problem nëse pajtohen të dyja palët, dua të them nëse është në interes të serbëve dhe shqiptarëve të cilët jetojnë këtu…Po, po, sigurisht do ta paguajmë rrymën, nuk është kjo problem”, theksoi Vullic.

Radomir Saviq, thotë se marrëveshja e arritur është një gjë e mirë që ka ndodhur, dhe se është e rëndësishme vetëm që qytetarët të mos kenë probleme.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ai shpreson që kjo marrëveshje të mos ndryshojë dhe të respektohet.

“Mirë është që kanë siguruar që të kemi rrymë këtu dhe të mos kemi probleme. ndërsa nuk di çka do të ndodhë tutje. Nëse kjo marrëveshje respektohet dhe nëse nuk vjen te ndonjë ndryshim sërish…Po, do ta paguajmë nëse duhet, deri tash s’kemi paguar, por nëse duhet do ta paguajmë, s’kemi çfarë të bëjmë”, tha Saviq.

Nebojsha Didic, u shpreh se me rëndësi është që situata të jetë e qetë, duke thënë se duhet paguar jo vetëm rryma, por edhe uji dhe shërbimet e tjera.

“Dashtë Zoti të jetë mirë dhe të paguhet rryma, uji dhe të gjitha tjerat”, tha ai.

Ndryshe, nga viti 1999 deri më 2017, borxhin për veriun e Kosovës e kanë paguar qytetarët e komunave tjera të vendit. Faturat e tyre kanë qenë më të larta për 3.5 për qind. Megjithatë, pas ankesave të shumta, Gjykata e Apelit në Kosovë ka vendosur në fund të vitit 2017 për pezullimin e kësaj praktike, duke konstatuar se është e paligjshme. Ky vendim më vonë është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe pagesa ka kaluar te Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT), sipas të cilit është bërë e ditur se humbjet nga mos pagesa e rrymës në veri kanë arritur shumën prej 40 milionë eurosh vetëm në vitin 2021.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër
Lajme

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
16
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
6
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
10
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

LAJMI I FUNDIT: 24-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi