Edhe në disa komuna të anamoravës është dhënë alarm për bombë në disa shkolla.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Demokracia.com, se në disa shkolla të Novobërdës, Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit përmes e-mailave kanë pranuar informatë për bombë.
“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranua informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panik”, ka treguar Hashani për Demokracia.com.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç.
Theksojmë se kërcënime për bombë që nga orët e mëngjesit kanë marrë edhe disa shkolla në veri të vendit si dhe një shkollë në Fushë Kosovë.