Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz ka vizituar sot Kosovën.
Ai, gjatë vizitës së tij në Kosovë, të parën të një kancelari të Gjermanisë, prej që Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, dha mesazhe të qarta sa i përket zhvillimeve rajonale.
“Fakti se pas një muaji, pas vizitës në maj kur u takuam në Berlin, jam në vizitë në Kosovë, tregon sa i ngushtë është bashkëpunimi mes dy vendeve tona”, tha ndër tjera ai në konferencën për media.
“Edhe transformimi i kampit ushtarak në Prizren në një kam biznesi, tregon bashkëpunimin tonë”.
Kancelari Scholz u shpreh se krahas marrëdhënieve Kosovë-Gjermani, me kryeministrin Kurti folën edhe për perspektivën evropiane dhe liberalizimin e vizave dhe pozicionin e Kosovës, që është i qartë për luftën në Ukrainë.
“Qeveria e Kosovës me sanksione vendosur Rusisë, ka dëshmuar vetën si partnere të besueshme, që qëndron në anën tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai.
Scholz u shpreh se Procesi i Berlinit do të vazhdojë dhe tanimë me një dinamikë të re. “Për këtë arsye, në vjeshtë do të kemi një takim të vendeve pjesëmarrëse në këtë proces në Berlin”.
“Kosova dhe Serbia duhet të duhet arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe i dërguari Lajcak ka mbështetjen tonë për këtë çështje”, tha kancelari gjerman.
Sipas tij, dialogu është në interes të të gjithë qytetarëve. “E qartë është se marrëveshja duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës dhe Serbisë, sepse nuk mund të bëhen këto dy vende pjesë të BE-së, pa e njohur njëra tjetrën. Ky proces duhet të jetë pragmatik”, tha ndër tjera ai.
Pas Kosovës, kancelari gjerman ka shkuar në vizitë edhe në Serbi.
Ndërsa Scholz nuk do ta viziton këtë herë Shqipërinë.
Për këtë, profesori dhe njohësi i mirë i politikës shqiptare në përgjithësi, prof. dr.Enver Bytyçi vlerëson se kancelari gjerman i dha një ‘shuplakë’ Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit.
Sipas tij, ai e vizitoi Prishtinës para Beogradit dhe nuk ia ktheu sytë Tiranës, derisa shton se e injoroi Open Ballkanin.