Mediat amerikane janëduke raportuar për një sulm të ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn-it në New York ku dyshohet se ka edhe viktima. Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njërezit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.
Ndërkohë, autoritetet raportojnë se kanë gjetur edhe disa eksplozivë që nuk kanë shpërthyer në ambientet e metrosë së Brooklyn-it.
Paraprakisht raportohet për disa të plagosur nga të shtënat, ndërsa dyshohet edhe për viktima. Zona është e përfshirë nga kaosi me njerëz që kërkojnë ndihmë dhe policë që janë vënë pas autorëve të dyshuar.
Nuk ka ende të dhëna se kush mund të qendrojë pas këtij sulmi.