Shqiprim Arifi është zgjedhur kryetar i Komunës së Preshevës pasi nga kjo pozitë u shkarkua Ardita Sinani.
Në seancën e katërt të kuvendit komunal në Preshevë, Arifi mori 20 vota, për t’u kthyer në karrigen e kryetarit.
Në pozitën e zëvendëskryetarit të Komunës u caktua Almin Shaqiri.
Në seancën e sotme të kuvendit me shumicë votash u votua edhe lista e anëtarëve të Këshillit Komunal.
Në këtë mbledhje të rregullt këshilltarët e shumicës shkarkuan edhe zëvendëssekretarin e Kuvendit dhe e emëruan Mendim Berisha në këtë pozitë.