Ndonëse Ukraina po pretendon se ka vrarë mbi 11 mijë ushtarë rusë, të dhënat nga SHBA japin një numër tjetër.
Siç raporton BBC, duke cituar kreun e Intelegjencës së Mbrojtjes së SHBA-ve, Scott Berrier, Rusia në pushtimin e saj deri tash ka humbur mes 2 mijë e 4 mijë ushtarë.
“Ata kishin një plan të keq,” tha Scott Berrier në një seancë dëgjimore në Kongresin amerikan.
Detajet pasojnë raportet e mëparshme nga ministria ukrainase e mbrojtjes se një komandant i lartë ushtarak rus u vra në një betejë në skajin e qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv.