Një deputete ukrainase e quajtur Lesia Vasylenko, i ka dërguar fëmijët te nëna e saj dhe është nisur për të luftuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Lesia Vasylenko postoi në Twitter një foto të një makine që po shkonte drejt perëndimit të diellit dhe tha: “Perëndimet e diellit duhen shijuar me ata që doni. Në vend të kësaj, unë qaj në lot ndërsa ia dorëzova foshnjet e mia gjyshes së tyre.”
Postimi i plotë i deputetes ukrainase:
Perëndimet e diellit duhet të shijohen me ata që doni. Në vend të kësaj unë qaj në lot ndërsa ia dorëzova foshnjat e mia gjyshes së tyre. Më i vogli im sot është 9 muajsh. Mini ditëlindja e saj. Unë kthehem te njerëzit e #Ukrainës për të ndihmuar ku të mundem #StopRusia” shkruan deputetja.