Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pezulluar përkohësisht kërkesat për vizë hyrëse për të gjithë të huajt që janë gati të bashkohen me Legjionin e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Ukrainës dhe të luftojnë në anën e Ukrainës kundër pushtimit rus, raporton AP.
Dekreti i Volodymyr Zelensky do të hyjë në fuqi të martën dhe do të mbetet në fuqi deri në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Thirrja për vullnetarë të huaj vjen pasi forcat ruse nisën sulmet me raketa në të cilat dhjetëra civilë u vranë në Kharkov dhe pasi rusët rinisën sulmet në kryeqytetin Kiev.