Skandali i madh i Gjykatës Speciale duket se ka marrë përmasa të mëdha. Prokuroria e kësaj gjykate ka fshehur edhe një deklaratë të ish-kryeministrit të Kosovës në egzil, Bujar Bukoshit, duke refuzuar që t’ia dorëzojë mbrojtjes. Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, Pierre Prosper ka thënë se fshehja e deklaratave shfajësuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit. “Është një çështje që ka implikime të rënda, më të gjëra sesa Gjykata dhe Procedurat. Kjo (fshehja e deklaratave shfajësuese) shkatërrojnë dhe tundin sistemin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka theksuar Prosper. Avokati Proper ka thënë se ai ishte pjesëmarrës apo monitorues I krijimit të shumë Gjykatave dhe Triunalve Ndërkombëtare, por diçka të tillë nuk ka parë asnjëherë. Avokati tjetër i Thaçit ka përmend edhe një deklaratë të ish-kryeministrit të Kosovës në egzil, Buja Bukoshit. Sipas mbrojtjes kjo deklaratë shfajësuese edhe më tutje po mbahet e fshehtë!
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
info@telegramisot.info