Një grua shtatzënë bashkë më fëmijën e saj njoftohet të kenë humbur jetë.
Policia ka bërë të ditur se ankuesi mashkull ka raportuar se për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, apo mos kujdesit bashkëshortja e tij dhe fëmija kanë ndërruar jetë.
Rasti është në procedurë hetimore.
“TRAJTIM I PANDËRGJEGJËSHËM MJEKËSOR
Shtime 17-21.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë. Rasti është në procedurë hetimore, thekson raporti.