• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kryeministri i Sllovenisë parlajmëron hapjen e zyrës së Tajvanit

19/01/2022 - 10:04:17
Kryeministri i Sllovenisë parlajmëron hapjen e zyrës së Tajvanit
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeministri slloven, Janez Jansa, e ka quajtur Tajvanin një “vend demokratik” dhe tha se vendi i tij është në bisedime me Tajvanin për të hapur zyra tregtare në territorin e njëri-tjetrit.
Në një intervistë të realizuar të hënën me televizionin publik të Indisë, Doordarshan, Jansa tha se Tajvani është një “vend demokratik” që respekton standardet demokratike ndërkombëtare dhe ligjet ndërkombëtare, dhe se Sllovenia e Tajvani po punojnë për shkëmbimin e përfaqësuesve.
“Kjo nuk do të jetë në nivelin e ambasadave. Do të jetë në të njëjtin nivel siç i kanë tashmë shumë vende anëtare të BE-së,” tha ai.
“Mendoj se sikur të kishim koalicione më të forta në vitet e mëparshme, tashmë do të kishim krijuar shumë zyra të tilla përfaqësuese tregtare, sepse kjo është një çështje e përfitimit të përbashkët,” tha ai.
Ai nuk tregoi se sa larg janë bisedimet ose nëse do të ndiqet modeli i Lituanisë për emrin që Tajvani do të përdorë për zyrën në Slloveni.
Lituania lejoi që Tajvani ta quante zyrën e saj “Zyra e Përfaqësimit të Tajvanit në Lituani” në vend të emrit standard “Zyra e Përfaqësimit të Taipeit”-një emërtim që shkaktoi hakmarrje të rëndë nga Pekini, sepse la të kuptohej se Tajvani është një entitet sovran.
Jansa nuk e shihte emrin si një problem dhe ndjeu se reagimi i Kinës ishte i tepruar.
“Ekziston një shumicë dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së që mbajnë një lloj përfaqësie me Tajvanin. Lituania nuk bën përjashtim. Ka disa dallime të vogla në emërtimin e misioneve, por kjo nuk është e rëndësishme,” tha ai.
“Kina ka protestuar sa herë që disa vende evropiane kanë krijuar zyra të tilla, por ata kurrë nuk shkuan aq larg sa në këtë rast. Është e tmerrshme të përpiqesh të izolosh një vend të vogël që gjithashtu luftoi për pavarësinë e tij 30 vjet më parë.”
Ai tha se është për të ardhur keq që Pekini qe kundër përfshirjes së Tajvanit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Mendoj se do të përfitonte edhe Kina që një vend fqinj të jetë anëtar i një organizate të tillë, sepse pikërisht në këtë situatë pandemie ne jemi dëshmitarë se virusi nuk njeh kufij”, tha ai.
Jansa tha se Sllovenia aktualisht ka “marrëdhënie normale” me Tajvanin dhe kur u kuptua se Tajvani po i përgjigjej mirë pandemisë COVID-19, ai “personalisht thirri ministrin e Shëndetësisë së Tajvanit” për të shkëmbyer eksperienca.
Kina dhe Rusia
Jansa shprehu shqetësimin e tij për kërcënimin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe paralajmëroi për një koordinim të mundshëm midis Moskës dhe Pekinit në fronte të shumta.

“Kam frikë se disa njerëz në Kinë dhe në Rusi duan ta shfrytëzojnë këtë situatë, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ky presion ndaj Ukrainës dhe NATO-s në nga Rusia dhe në të njëjtën kohë nga Pekini ndaj Tajvanit, na lë të kuptojmë se ata janë disi të koordinuar”, tha ai.
“Nëse dikush ndihet i obliguar të merret me dy kriza, dy kriza të mëdha në dy pjesë të ndryshme të botës, atëherë duhet të ndahen përpjekjet diplomatike, ekonomike dhe ushtarake…Duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, sepse kjo po bën që gjithçka të jetë edhe më të rrezikshme..”
Lideri slloven tha gjithashtu se do të mbështesë çdo vendim të marrë nga populli i Tajvanit nëse do të bashkohet me Kinën ose nëse do të bëhet një shtet i pavarur.
“Nëse ata duan të bashkohen me Kinën, nëse është vullneti i tyre i lirë pa asnjë presion, pa asnjë ndërhyrje ushtarake dhe pa asnjë shantazh, pa mashtrim strategjik, siç po ndodh aktualisht në Hong-Kong, atëherë ne do ta mbështesim atë”, tha ai.
Megjithatë, nëse tajvanezët duan të jetojnë të pavarur, ne e mbështesim edhe këtë pozicion.”
E pyetur për të komentuar komentet e Jansas, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Tajvanit, Joanne Ou, shprehu mirënjohjen për komentet e tij në favor të Tajvanit.
Megjithatë, ajo nuk ka komentuar bisedimet dypalëshe për hapjen e zyrës reciproke tregtare të cilës i referohet.

Lexo më shumë

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
24
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
20
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në
Bota

Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë armiqësimin me SHBA-në

December 5, 2025
24
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
Bota

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
20
40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
Bota

40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine

November 5, 2025
18
Lëshohet urdhër-arresti për Donald Trump
Bota

SHBA dhe Kina afër marrëveshjes historike

October 27, 2025
18
SHBA fillon dërgimin e ndihmave në Gaza
Bota

Izraeli dhe Hamasi bien dakord për armëpushim në Gaza dhe kthimin e pengjeve

October 9, 2025
17
1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest
Bota

1 mijë alpinist bllokohën nga bora në shpatet e malit Everest

October 6, 2025
24
Next Post
Këta ishin UDB-ashat qe i torturonin të burgosurit shqiptarë (EMRAT)

Këta ishin UDB-ashat qe i torturonin të burgosurit shqiptarë (EMRAT)

Më të fundit

  • Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
  • Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët
  • Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi