Tajvani do të krijojë një fond prej 200 milionë dollarësh për të investuar në ekonominë e Lituanisë, tha sot përfaqësuesi i Tajvanit në Vilnius, Eric Huang.
Kina shënjestroi Lituaninë duke i vënë sanksione pasi lejoi Tajvanin të hapte një zyrë përfaqësuese duke përdorur emrin e saj, ndërsa më parë, zyrat e tjera në Evropë përdornin vetëm emrin Taipei”.
Njoftimi i Huang erdhi pas komenteve të presidentit lituanez, Gitanas Nauseda, i cili shprehte keqardhjen për vendimin e Qeverisë për lejimin e përdorimit të emrit “Tajvan”, duke aluduar në përkeqësimin e marrëdhënieve me Pekinin si pasojë e një “gabimi”.
Huang tha në një konferencë për shtyp se Fondi Kombëtar i Zhvillimit të Tajvanit do të sigurojë paratë për fondin e investimeve strategjike me mbështetjen e Bankës Qendrore, raportoi CNA.
Duke iu drejtuar vërejtjeve të presidentit, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Lituanisë tha se ky vend do të vazhdojë të mbështesë vendimin e tij për të lejuar Tajvanin të përdorë emrin e tij për zyrën përfaqësuese.
Ajo theksoi vlerat e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut si të përbashkëta të dy vendeve, duke shtuar se Lituania pret thellimin e shkëmbimeve në fusha nga tregtia e deri te kërkimi shkencor dhe kultura.