Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Skenderaj, raporton Express
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Skenderaj, 21.11.2021 – 21:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.