Ballkani.info raportoi për grabitjen e armatosur që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Parallovë të Gjilanit, ku disa persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës “Procredit”, që përfunduan në duart e të dyshuarve.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja.
“Fsh. Parallovë, Gjilan, 18.11.2021 – 15:25. Është raportuar se katër persona të pa njohur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47, kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira. Njëra armë është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së.”