Një burrë 44 vjeç e ka vrarë djalin e tij 10 vjeçar në Itali.
Krimi makabër ka ndodhur të martën në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos.
Nëna e tij 32 vjeçarja shqiptare Mariola Rapaj, e gjeti djalin e saj të pajetë në dysheme kur u kthye në banesë nga puna, rreth orës 15.30.
Burri ishte në një dhomë tjetër.
Ky i fundit u arrestua nga policia.
Karabinierët po dëgjojnë dëshmitarët për të rindërtuar atë që ndodhi në banesën e një pallati dykatësh.
Siç raportojnë mediat italiane fëmija u kthye në banesë pas shkolle rreth orës 13.30 i shoqëruar nga një i afërm i tij, por nuk dihet ende se si i ati i tij ka arritur të hyjë në banesë ku kreu dhe krimin, shkruan Top-Channel përcjell Klankosova,tv.
Shqiptarja ishte divorcuar me 44 vjeçarin nga Polonia, shkaku i dhunës sistematike që ishte ushtruar ndaj saj.