• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

21/10/2021 - 08:06:51
Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Grupi punues me ekspertë nga pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen sot në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve.

Zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten ka thënë për Klankosova.tv se këto grupe punuese do të punojnë në takime të rregullta për të gjetur zgjidhjen.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Abuzoi seksualisht me një të mitur, 25 vjet burg për 67-vjeçarin në Fier

September 22, 2025
2
Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit

Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit

September 22, 2025
11

“Takimi i parë i grupit punues me ekspertë nga të dyja palët do të mbahet më 21 tetor 2021. Grupi punues synon të gjejë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje dhe pritet të takohet rregullisht”, ka thënë Stano.

Ai gjithashtu tha se takimet në kuadër të dialogut nga kryenegociatorët dhe atyre të nivelit më të lartë do të vazhdojnë në mënyrë të pavarur nga grupi punues dhe për datën e mbajtjes së tyre do të njoftohet në një kohë të përshtatshme.

“Duhet të theksohet se takimi i grupit punues nuk është në nivelin e kryenegociatorëve, por në nivelin e ekspertëve”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në këtë mbledhje do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore: i) zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian, ii) të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët, iii) dhe nëse njëra palë bllokon arritjen e një zgjidhje të përbashkët apo nuk zbaton atë që është dakorduar atëherë ajo është palë bllokuese e dialogut.

Kryeziu ka shtuar se në këtë mbledhje të parë nuk pritet të merret ndonjë vendim.

Për takimin e sotëm ka folur edhe shefi i palës serbe në dialogun teknik, Petar Petkoviq, i cili tha se do të jetë takim siç është rënë dakord në marrëveshjen e nënshkruar më 30 shtator.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ne po fillojmë me takimin e parë në të cilin do të diskutohet gjithçka e nevojshme për funksionimin e grupit punues, e cila është e nevojshme për të arritur një propozim për një zgjidhje që duhet të miratohet në një nivel të lartë më vonë”.

Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Vendimi u prit me protesta dhe vendosje të barrikadave afër pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut.

Situata u shtensionua pas arritjes së marrëveshjes tripikëshe mes Kosovës dhe Serbisë e ndërmjetësuar nga BE-ja. Pika e tretë e kësaj marrëveshje është takimi i grupit punues mes dy shteteve.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Abuzoi seksualisht me një të mitur, 25 vjet burg për 67-vjeçarin në Fier

September 22, 2025
2
Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit
Lajme

Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit

September 22, 2025
11
Britania nis misionin “Roja Lindore” mbi qiellin polak
Lajme

Britania nis misionin “Roja Lindore” mbi qiellin polak

September 22, 2025
1
Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri
Lajme

Ndahet nga jeta infermierja Rejane Haziri

September 22, 2025
4
Kastriot Bllaca, emërohet  u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”
Lajme

Kastriot Bllaca, emërohet u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”

September 22, 2025
9
Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës
Lajme

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës

September 21, 2025
12
Next Post
Putini e kërcënon NATO-n: Do të keni pasoja

Putini e kërcënon NATO-n: Do të keni pasoja

Më të fundit

  • Abuzoi seksualisht me një të mitur, 25 vjet burg për 67-vjeçarin në Fier
  • Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit
  • Britania nis misionin “Roja Lindore” mbi qiellin polak
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi