Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nisur të dalë në fushatë për kreun e Prishtinës, por gjendja në të cilën e ka lënë ai shendetësinë është e mjerueshme.
Qendrat e vaksinimit kanë filluar të shfaqin probleme rë reja dhe banale, nga mungesa e kujdesit shtetror.
Një qender vaksinimi në Gjilan sot është përballë me problemin e nxemjes, pasi tashmë temperaturat kanë rëne dukshëm. Sipas një video të publikuar nga një qytetar, aty procesi i vaksinimit është nderprerë për një kohë, pasi mjekët kanë refuzuar te punojnë në kushte të vështira nga i ftohti në palestër.
Vitia ka një javë që e ka lënë shendetësinë. Kritika te mëdha kanë shkuar në adresë të tij për një menaxhim tejet të dobët të pandemisë, që ka rezultuar me qindra të vdkeur vetëm në muajt gusht dhe shtator.